23 VITE TRADITË

Revista Perla është një prej tribunave kryesore për studiuesit e kulturës e të shkencës në hapësirën shqiptare. Kjo revistë është botuar në vijimësi nga viti 1996 deri sot.

Revista Perla trajton kryesisht lidhjet kulturore shqiptare-iraniane, si edhe probleme të albanologjisë e të iranologjisë përmes studimeve, artikujve, botimeve dokumentare, recensioneve, informacioneve dhe kronikave.

BASHKËPUNIMET


P erla pranon bashkëpunime nga të gjithë studiuesit e fushave të mësipërme. Shkrimet duhet të paraqiten të kompjuterizuara, në masën e një artikulli deri në 25.000 shenja me gjithë hapësirat e domosdoshme. Mendimet e parashtruara në artikuj janë shprehje e pikëpamjeve të autorëve të tyre. Redaksia e revistës “Perla” ka të drejtën e redaktimit të artikujve. Materialet e përkthyera duhet të dërgohen bashkë me origjinalin. Shkrimet që nuk botohen, nuk kthehen.

parallax background
 

DËRGONI ARTIKULLIN TUAJ


NA KONTAKTONI
 

RUBRIKAT


  • 1Lidhjet kulturore shqiptare-iraniane

    Në këtë rubrikë botohen artikuj dhe shkrime me karakter studimor e informues të autorëve shqiptarë ose të huaj, që kanë hedhur dritë mbi lidhjet e mbi shkëmbimet kulturore në lëmin e gjuhës, historisë, kulturës popullore materiale e shpirtërore (etnografi, arkitekturë, folklor, mitologji e besime popullore etj.) midis dy popujve, duke trajtuar aspekte të përgjithshme a të veçanta të tyre.
  • 2Albanologji

    Në këtë rubrikë botohen artikuj dhe shkrime me karakter studimor të autorëve shqiptarë ose të huaj, që sjellin ndihmesa të reja në ndriçimin e çështjeve të gjuhësisë, letërsisë, historisë, kulturës popullore, arkeologjisë, gjeografisë (në vështrim të gjerë).
  • 3Iranologji

    Kjo rubrikë nëpërmjet shkrimeve me karakter shkencor e informues, kryesisht të studiuesve iranianë, po edhe shqiptarë e nga vende të tjera, synon të njohë lexuesin shqiptar me aspekte të veçanta të shkencës së gjerë të iranologjisë, me zhvillimin e kësaj shkence në Iran e në botë dhe me arritje të rëndësishme të saj. Në këtë rubrikë një vend të gjerë kanë pasur artikujt studimorë për letërsinë në gjuhën perse, jo vetëm për periudhat e zhvillimit më të shkëlqyer të saj, por edhe në kohët më të reja.
  • 4Orientalistikë

    Shkrimet studimore të përzgjedhura për këtë rubrikë trajtojnë çështje të orientalistikës, që kanë lidhje edhe me albanologjinë e iranologjinë.
  • 5Përkujtime

    Në këtë rubrikë botohen shkrime të posaçme kushtuar figurave të shquara të iranologjisë dhe albanologjisë, që kanë sjellë ndihmesa themelore në fushën e letërsisë, shkencës, mendimit filozofik, historisë dhe artit iranian e shqiptar. Rubrika u kushton vëmendje edhe iranologëve e albanologëve të shquar nga bota, sidomos me raste përvjetorësh të tyre, duke i bërë të njohura për lexuesin shqiptar meritat, përpjekjet dhe arritjet e shënuara të tyre.
  • 6Pasqyra e librave

    Në këtë rubrikë lexuesi njihet me titujt më të rinj të librave me karakter studimor e shkencor nga fushat kryesore që trajton revista. Librat e paraqitur janë kryesisht të kohëve të fundit. Krahas përshkrimit të përmbajtjes së tyre, jepen edhe vlerësime për rëndësinë e studimit, por edhe vërejtje kritike.
  • 7Kronika kulturore

    Në këtë rubrikë pasqyrohen të gjitha veprimtaritë kulturore, shkencore dhe artistike të Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”, si dhe veprimtari të tjera të rëndësishme me karakter albanologjik dhe iranologjik të zhvilluara në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe më gjerë.
  • 8Nekrologji

    Në këtë rubrikë botohen shkrime vlerësuese për jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve të botës shkencore, që me studimet e tyre kanë lënë gjurmë dhe kanë sjellë ndihmesa të shquara në fushat e albanologjisë, iranologjisë, orientalistikës, duke njoftuar lexuesit edhe për ndarjen e tyre nga jeta.
 
Albanian